Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të ketë ndryshim të temperaturave, raporton Gazeta Sinjali.
Moti gjatë vikendit ka mundësi për riga lokale shiu, pritet që kjo të ndodh të dielën në mëngjes dhe pastaj pritet rënie e lehtë të temperaturave. Në përgjithësi kryesisht me diell, ndërsa nga java e ardhshme temperaturat në rritje.
Javën e ardhshme do të mbajë mot i thatë, kryesisht me kthjellime e diell. Fillimisht shumë ngrohtë, e nga pjesa e dytë e javës më nxehtë.
Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele shumë të larta të rrezikut, kështu që orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.
16.07 – Kryesisht me diell dhe nxehtë. Pasdite vonë përreth viseve malore mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.
17.07 – Herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu, e gjatë ditës jo edhe aq nxehtë e kryesisht me diell.
18.07 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.
19.07 – Kryesisht me diell, më nxehtë.
20.07 – Nxehtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat në rënie deri të hënën, e më pas në rritje. Minimalet zbresin nga 17C deri në 11C, e maksimalet zbresin deri në 27C të hënën, më pas shënojnë rritje edhe mbi 30C.
Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 4-10m/s, të dielen edhe mesatarisht të fuqishme deri në 12m/s.
Shtypja atmosferike të shtunën pëson një rënie përreth vlerave normale, e më pas me tendencë të rritjes.