Sot çmimi i naftës do të jetë më i shtrenjtë për 1 cent se dje. Benzina është liruar për 1 cent, ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar për ditë me radhë.
Në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për çmimet tavan të karburanteve, lajmërohet se nafta për 24 orë do të jetë 1.75 euro për litër.
Çmimi maksimal i lejuar i benzinës është 1.66 euro për litër ose 1 cent më lirë se një ditë më parë.
Ndërsa, çmimi maksimal i lejuar i gazit mbetet 0.78 euro për litër.
Çmimet vlejnë deri të dielën në orën 10:00.
Ky vendim, sipas MINT, është marrë bazuar në udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve dhe masat mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht departamenti për rregullimin e tregut të naftës.