Edhe në fshatin Nepërbisht po rregullohen rrugët
Edhe në fshatin Nepërbisht po vazhdon ndërtimi dhe rregullimi i rrugëve lokale, të cilat janë të rëndësishme edhe për banorët e këtij fshati.
Atje, për ta parë ecurinë e punimeve, ka shkuar kryetari Muharremaj, i cili është takuar me banorët e këtij fshati.
Banorët e fshatit Nepërbisht, e kanë falënderuar kryetarin Muharremaj, për krijimin e kushteve për një jetesë sa më të mirë.