Ballkani fillon sot rrugëtimin në Ligën e Konferencës

Kampionët e Kosovës të cilët u eliminuan nga lituanët e Zalgiris, aventurën evropiane do ta vazhdojnë në Ligën e Konferencës.

Pas eliminimit skuadra e udhëhequr nga Ilir Daja do të takohet me skuadrën nga San Marino, La Fiorita e cila nuk pritet të jetë problem për Ballkanin të kaloj në raundin tjetër të Ligës së Konferencës, shkruan Gazeta OLLE.

Si kampion në Superligën e San Marinos, La Fiorita u kualifikua në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve, por u eliminua në ndeshjen e parë nga Inter Club d’Escaldes.

Skuadra nga Suhareka nuk ka udhëtuar e plotë, duke mos mundur të llogarisin në shërbimet e Kushtrim Gashit që ka kërkuar largimin, dhe sulmuesi Theophilus Solomon pas problemeve të vizës nuk ka arritur të jetë ndihmesë e klubit për këtë ndeshje.

La Florita është nikoqire e Ballkanit në ndeshjen e parë që luhet sonte (e martë) nga ora 20:45 në “San Marino Stadium”.