Këtu mund ta shikoni ndeshjen e Ballkanit kundër La Fioritas

Ballkani sonte do të luajë ndeshjen e parë kundër La Fioritas, në kuadër të raundit të dytë në Ligën e Konferencës, shkruan Gazeta Metro.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, u eliminua në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve nga skuadra lituaneze, Zhalgiris, derisa ekipi nga San Marino u eliminua në raundin paraeliminator nga Inter D’Escaldes.

Ndeshja La Fiorita-Ballkani fillon në orën 20:45, teksa dueli i kthimit zhvillohet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërkaq sonte ndeshjen në televizor nuk e transmeton asnjë prej televizioneve tona vendore, ndërsa dashamirët e futbollit mund ta shohin lojën në livestream në linkun e televizionit të San Marinos.null

Ky është linku: https://www.sanmarinortv.sm/programmi/web-tv-sport