Pothuajse çdo ditë raportohen në Polici raste të shumta të vjedhjeve që po ndodhin në biznese e shtëpi gjithandej vendit, duke shkaktuar frikë e pasiguri të madhe për qytetarët. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnate në fshatin Sopi të komunës së Suharekës, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda një shtëpie ku kanë arritur që të vjedhin një shumë të madhe parash dhe stoli ari.
Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 7 mijë euro para të gatshme dhe stoli ari në vlerë të 4 mijë eurove.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, por momentalisht nuk ka persona të dyshuar.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’.