Ashtu edhe siç ju kemi informuar para dy jave që Shirko do të vazhdoj të jetë pjesë e Kb Golden Eagle Ylli, ashtu e konfirmoj sot vet klubi.
Përmes faqes së tyre në facebook Golden Eagle Ylli ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me lojtarët Henrik Širko dhe amerikanin me pasaportë të Kosovës Malcolm Armstead
Njoftimi i plotë i Yllit:
Të dashur tifozë, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi vazhduar kontratën me lojtarin e ekipit kampion Henrik Širko, i cili do të jetë me ne drejt synimeve të reja edhe për 2 vitet e ardhshme.
Pjesë e klubit do të jetë edhe amerikani me pasaportë të Republikës së Kosovës Malcolm Armstead, i cili ka përvojë në Superligën e Kosovës dhe gjithashtu në ligat ndërkombëtare.