Parkingu i shkollës ‘7 marsi’ në Suharekë ishte goxha i frekuentuar, këtë të shtunë.
Vendi u lëshua nga komuna për mërgimtarët, vendim për të cilin ata ishin fort mirënjohës, njofton Klan Kosova.
Megjithëkëtë, gjatë kohës sa Klan Kosova qëndroi në këtë qytet nëpër këto parkingje duke përfshirë atë të oborrit të komunës, kishte më shumë vetura me tabela vendase.
E kjo sipas komunarëve po bëhet qëllimshëm në mënyrë që kurbetqarët të parkohen më afër qytetit.
Njëjtë si kjo komunë vepruan edhe Prizreni, Podujeva, e qytete tjera.