Rrëzohet shtylla elektrike në Krushicë të Ulët, bllokohet rruga

Në fshatin Krushicë e Ulët të Suharekës, banorët janë përballur sot me një rrezik të lartë.

Një nga shtyllat elektrike të këtij fshati është rrëzuar dhe ka bllokuar rrugën.

Në fotografitë e siguruara nga Indeksonline shihet se banorët përkohësisht kanë ngritur shtyllën, për të evituar incidentet.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe njësitet relevante të Policisë, për të trajtuar rastin.

Nuk raportohet të ketë pasur të lënduar./Indeksonline/