Ky kanal televiziv e transmeton duelin Ballkani – Klaksvik

Ballkani zhvillon sot (e enjte) ndeshjen e parë ndaj Kl Klasvik në Ligën e Konferencës.

Dueli i parë i raundit të tretë kualifikues zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Gazeta Olle.

Kampioni i Superligës tashmë është ekipi i vetëm që po përfaqëson Kosovën në garat evropiane.

Për ata që nuk do mund të jenë në shkallët e stadiumit, ndeshja do të transmetohet direkt në RTK.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Radio Televizioni i Kosovës.

Ballkani – Klaksvik nis nga ora 20:00.