Blej pikturen e Rilindit, ndihmo në shërimin e Brahimit

Artisti nga Suhareka Rilind Morina ka shprehur vullnetin që të ndihmoj ish ushtarin e UÇK-së dhe pjesëtarin e policisë së Kosovës Brahim Sedollin.

Sedolli përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka kërkuar ndihmë tek fondi i sigurimeve shëndetësore, por që nuk i kanë ndihmuar. Tashmë ai kërkon nga njerëzit të cilët kanë mundësi të ndihmojnë për shërim jashtë vendit.

Rilind Morina ka vendosur të shes pikturën e tij me figurën e Adem Jasharit, dhe të gjitha mjetet t’i dhuroj për shërimin e Brahim Sedollit.