Ballkani – Shkupi, këto janë datat e dy dueleve për raundin final të “Play-Off”, të Ligës së Konferencës

Ballkani dhe Shkupi do të përballen në finalen e “Play-Off” të Ligës së Konferencës. 

Kjo nënkupton se një klub shqiptar patjetër se do ta shohim në grupet e Ligës së Konferencës. 

Ballkani mposhti në raundin e tretë të Ligës së Konferencës skaudrën e Klaksvik, me penalltitë që përcaktuan fituesin pas dy ndeshjeve. 

Ndërkohë Shkupi u eliminua në kualifikimet e Ligës së Evropës nga skuadra e Shamrock Rovers, duke rënë në Ligën e Konferencës. 

Ndeshja e parë e finales së “Play-Off” do të luhet në Shkup më 18 gusht (e enjte), kurse ndeshja kthyese do të zhvillohet në Prishtinë, më 25 gusht.