‼️NJOFTIM‼️ me rëndësi për pensionistët

Ministria e Financave, Punës dhe Trasfereve, ka kërkuar nga pensionistët që të paraqiten në qendrat përkatëse deri më 12 gusht 2022, nëse s’janë lajmëruar brenda gjashtë muajve.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive se afati i paraqitjes fizike në objektet e Departament të Pensioneve apo i vizitës mobile nga zyrtarët e këtij Departamenti (për personat me probleme shëndetësore) do të përfundojë me datë 12.08.2022”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të Ministrisë, të gjithë përfituesit e këtyre skemave duhet të kryejnë këtë obligim ligjor dhe të bëhet verifikimi i tyre.

“Përndryshe, çdo përfitues që nuk e kryen këtë obligim ligjor dhe nuk është i lajmëruar brenda 6 muajve të fundit të këtij viti pranë Departamentit të Pensioneve, do të pezullohet nga pagesa sipas procedurave ligjore!”, vazhdon njoftimi.