Kanë mbetur mbi 2 javë kohë derisa të mbarojnë pushimet verore për nxënësit dhe ata të kthehen në shkolla për të vazhduar mësimin në vitin e ri shkollor, megjithatë ende ka paqartësi se a do të nis mësimi me 1 shtator?

Kjo për shkak të paralajmërimeve për grevë në rast të mos përmbushjes se kërkesave të mësimdhënës.ve Por, krejt beteja vazhdon të zhvillohet nga distanca pasi takime në mes të SBASHK-ut dhe Ministrisë ende nuk janë aranzhuar.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ditë më parë ka paralajmëruar se nga shtatori çerdhet, shkollat, pastaj edhe Universitetet do të hynë në grevë të përgjithshme pasi që sipas tyre Qeveria Kurti nuk i ka përfillur kërkesat e sindikatave për dialog dhe se kjo qeveri nuk po i fton sindikatat për t’u marrë vesh për Ligjin e pagave.

Në anën tjetër Ministria e Arsimit të Kosovës, dje njoftoi se janë duke u bërë përgatitjet që procesi mësimor 2022/2023 të fillojë sipas planit të paraparë.

Por si rregullohet me ligj mënyra e mbajtjes së grevave?

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, për portalin rtv21.tv tha se e drejta në grevë është e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.

“Përderisa kjo e drejtë shfrytëzohet në bazë të kushteve të përcaktuara me ligj, duke përfshirë paralajmërimin e grevës, kushtet të cilat kërkohet për tu plotësuar, organizimin e grevës nga ana e sindikatës dhe pjesëmarrjes në grevë të së paku 1/3 së punëtorëve”, tha Miftaraj.

Megjithatë sipas tij, Ministria e Arsimit dhe qeveria do të duhej që të zhvillonte dialog konstruktiv dhe të sinqertë me sindikatën për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të evituar grevën.

“ Në një shtet demokratik qeveria dhe ministria e arsimit nuk do të duhej të zhvillonte dialog apo polemika në distancë me sindikatën, por do të duhej të trajtonte me seriozitetin maksimal kërkesat e sindikatës dhe punëtorëve”, tha Miftaraj.

Kurse, Rinor Qehaja nga Instituti Edguard për portalin rtv21.tv u shpreh kundër ndërprerjes së procesit mësimor si reagim sindikal. Sipas tij, kjo është e papranueshme dhe mbi të gjitha e padrejtë ndaj nxënësve.

“Kërkesat e SBASHK për rritje pagash janë legjitime sikurse që janë edhe reagimet tjera sindikale, por asnjëherë, askush nuk mund të argumentoj që duhet të ndërpritet mësimi për shkak të një kërkese për shujte. Mësimdhënësit tanë meritojnë paga të dinjitetshme dhe për këtë kanë përkrahje e të gjithëve.”, tha Qehaja.

Përfaqësuesit e mësimdhënësve po kërkojnë 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e ligjit të pagave, kjo për shkak të rritjeve të çmimeve në po thuajse gjitha produktet dhe shërbimet

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT