Kryeministri Albin Kurti duke komentuar takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që do të mbahet më 18 gusht në Bruksel, ka thënë se dialogu duhet të jetë marrëveshje ligjërisht e obligueshme, për normalizim të plotë me njohje reciproke.

Ai tha se në mënyrë që dialogu të funksionojë, duhet të ketë parime të shëndetshme, e që, sipas tij, reciprociteti është veprim i shëndetshëm dhe normal në marrëdhënie fqinjësore, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Kurti i bëri këto komente pas një aktiviteti të Kuvendit për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

“Ne po i marrim vendimet sovrane por unë e kam thënë edhe në takimin e 15 qershorit të vitit të kaluar, edhe në 19 korrik të vitit të kaluar, se marrëveshja është e qëndrueshme dhe e zbatueshme kur ka parime të shëndetshme brenda, reciprociteti është veprim i shëndoshë dhe normal i marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ka thënë ai.

Ai shtoi se Kosova është e gatshme për dialog, por se marrëveshja varet nga pala serbe.

“Kam gatishmëri dhe interesim që dialogu në Bruksel bisedimet aty përveç se të jenë parimore dhe përmbajtjesore në të njëjtën kohë të mos jetë dialog për dialog por dialog për marrëveshje ligjërisht e obligueshme, për normalizim të plotë me njohje reciproke më qeveri. Por ju duhet ta kuptoni që marrëveshja bëhet me palën tjetër dhe në këtë rast varet nga pala tjetër a do të ketë marrëveshje, ndërsa sa më përket mua gatishmëria dhe interesimi janë të padiskutueshme dhe të palëkundshme,” ka thënë Kurti.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT