Partneri/ja juaj është distancuar së fundmi dhe nuk po ndan më të njëjtën hapësirë me ju? Nëse po, atëherë mund të ketë një problem të madh që duhet ta kuptoni dhe të jeni të vetëdijshëm. Për t’ju ndihmuar ta kuptoni, më poshtë ju sjellim disa arsye pse partneri/ja juaj mund të jetë duke e shmangur intimitetin me ju.

Nuk ndihet i/e sigurt

Partneri/ja juaj mund të mos ndihet rehat apo i/e sigurt para jush. Këto pasiguri mund ta bëjnë edhe më të vështirë që ata të hapen ndaj jush fizikisht, emocionalisht dhe mendërisht. Është detyra juaj ta bëni partnerin/en tuaj të ndihet i/e sigurt dhe i/e veçantë.

Ndihet i/e rraskapitur

Lodhja me aktivitetet e përditshme, punën, punët e shtëpisë, menaxhimin e fëmijëve mund të jetë një nga arsyet e shumta pse partneri/ja juaj është i/e lodhur dhe nuk ka interes të ketë intimitet me ju. Seksi kërkon humor dhe energji.

Mungesa e lidhjes emocionale

Mund të ketë një mungesë lidhjeje emocionale në marrëdhënien tuaj që ndoshta po e step partnerin/en tuaj. Nëse ndihet i/e larguar apo i/e shkëputur emocionalisht nga ju, kjo përbën një pengesë që të afrohet fizikisht me ju në dhomën e gjumit.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT