Xhebrailat kanë një kërkesë interesante për kryetarin Muharremaj

Klubi nga Suhareka është afër të shkruaj historinë duke u bërë klubi i parë nga Kosova që kualifikohet në fazën e grupeve të garave evropiane.

Kampioni i Kosovës në futbooll mbrëmë ka arritur fitore me rezultat 2-1 ndaj Shkupit.

Ndeshja e kthimit do të luhet me 25 gusht në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Tifogrupi i Ballkanit ”Xhebrailat”, kanë dal me një kërkesë interesante për kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj.

Ata kanë kërkuar nga Muharremaj që data 25 gusht të jetë ditë pushimi në Suharekë, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësinë për ta ndjekur Ballkanin në stadium në ndeshjen historike ndaj Shkupit.

“Kërkojmë nga ju që data 25 gusht që i bie ditë e Enjte, që në Komunën tonë të jetë ditë pushimi, për ta shijuar këtë datë historike të gjithë ne. Dhe ta ken mundësin të gjithë të vinë në këtë ndeshje historike për qytetin tone”, thuhet në kërkesë.

Njoftimi i plotë:

KËRKESË!

I Nderuari Kryetari yne i Komunës z.Bali Muharremaj

Kërkojmë nga ju që data 25 gusht që i bie ditë e Enjte, që në Komunën tonë të jetë ditë pushimi, për ta shijuar këtë datë historike të gjithë ne. Dhe ta ken mundësin të gjithë të vinë në këtë ndeshje historike për qytetin tonë!Me Respekt,XHEBRAILAT 1992, Suharekë