Këta janë 5 asamblesitët milionerë në Asamblenë komunale Suharekë

Kuvendi Komunal në Suharekë përbëhet nga gjithsejt 31 asambleist/e
Në faqen zyrtare të agjensionit Kosovar kundër Korrpusionit janë të publikuara deklarimet e pasurisë për të gjithë zyrtarët.


Suhareka Express ka nxjerrur të dhënat nga secili formular I dorëzuar nga asamblesitet/ët që kanë deklaruar pasurinë e tyre të luajtshme dhe të pa luajtshme.

Nga formularet e dorëzuar kemi mësuar se Suhareka përfaqësohet nga 5 këshilltarë komunal të cilët kanë pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme mbi 1 milion Euro.

Më poshtë gjeni 5 këshilltarët milioner në Suharekë sipas rënditjes:

Dardan Berisha  – PDK – Vlera: EUR 2,306,000.00

Herolind Limaj – IQ- Vlera: EUR 1,826,000.00

Bexhet Kuqi – AAK- Vlera: EUR 1,415,000.00

Qendrim Elshani – VV- Vlera: EUR 1,156,500.00

Shefket Kolgeci – LDK- Vlera: EUR 1,023,500.00


*Të dhënat janë marrur nga Agjencia Kundër Korrupsionit, dhe janë të dorëzuara nga vetë të lartpërmendurit
Linku:
Agjencia kundër Korrupsionit (akk-ks.org)