Në prag të ndeshjes ndaj Shkupit, Presidenti Ademi viziton Ballkanin

Skuadra e Ballkanit është vizituar nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi nëprag të ndeshjes kundër Shkupit.

Ndeshja zhvillohet të ejnten në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë më fillim nga ora 20:00, dhe është e vlefshme për fazën ”play-off” të Konferencë Ligës.

“Kam ardhur sot këtu për t’iu përgëzuar për suksesin e arritur deri më tash dhe për t’iu falënderuar për përkushtimin e madh që keni treguar në garat evropiane. Atmosfera e mirë në kampin tuaj dëshmon se jeni në rrugë të mirë për ta arritur suksesin historik për futbollin tonë në nivel të klubeve. Ardhja e juaj deri në këtë fazë nuk ka qenë e rastësishme, por proces i punës së palodhshme dhe përkushtimit të të gjithëve në klub. Ju uroj sukses dhe ka besim se të enjten do t’ia dilni mbanë dhe do të na bëni krenarë”, ka theksuar kreu i FFK-së.