Lajm i rreme për incidentin në Restaurant “Genta” Bukoshë

Menagjementi i Restourant “Genta” në Bukoshë të Suharekës, ka reaguar lidhur me lajmin se pronari ka sulmuar klientin, ky lajm është publikuar në disa portale gjat dites së sotme, por e verteta qendron ndryshe: 

Në raportin e Policis së Kosovës thuhet se: 

Në fshatin Bukosh, Suharekë 22.08.2022 – 17:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, me ç’rast kishte pësuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor.  Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt. 

Sipas raportit të Policis, dhe askundë nuk përmendet që pronari sulmoje klientin, po ashtu askundë nuk përmendet as vendi i ngjarjes përveq fshatit Bukoshë. 

Andaj Menagjementi i Restourant “Genta” në Bukoshë, do të ngris padi ndaj të gjitha atyre që dhanë lajmin e rremë me këtë rast. 

Menagjementi i Restourant “Genta” në Bukoshë, për Suhareka Express ka dërguar edhe dëshmin se pronar i Restourant “Genta” nuk është siq është publikuar në disa portale por është pronare zj.Nazlije Sopa.