Suharekasi pas dhunës sistematike për 5 vite, tani i kërkon bashkëshortës të dal nga shtëpia

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë persona të ndryshëm që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Suharekë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar gruaja e cila ka deklaruar se tash e 5 vite është viktimë e dhunës psikike dhe fizike nga bashkëshorti i saj. Sipas saj, tash i dyshuari kërkon nga ajo që të largohet nga shtëpia.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo i dyshuari nuk ndodhej në shtëpinë e tij. Ai u arrestua më vonë dhe u shoqërua në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Ndërkohë viktima ka shkuar të jetojë në shtëpinë e vëllait të saj.