Tollovi e madhe për blerjen e “1000 biletave të fundit”, të mbetura për ndeshjen mes Ballkanit dhe Shkupit

Ballkani ka nisur shitjen e 1000 biletave të fundit të mbetura për sfidën kthyese mes Ballkanit dhe Shkupit. 

Klubi suharekas nxori në shitje biletat nga ora 15:00 tek lokacioni “Newborn”, dhe menjëherë është parë një fluks i madh i njerëzve që po dëshirojnë bileta. 

Ballkani shiti për një kohë rekorde biletat që kur nxori në shitje ato, teksa i kishte lënë edhe 1000 të fundit për ditën e sotme. 

Duket se të gjitha këto bileta të mbetura do të shiten gjithashtu për një kohë rekorde, parë numrin tejet të madh të të interesuarve.