Buzhala flet për Suharekën, “tash të gjithë jemi Xhebraila”

Gazetari i njohur Berat Buzhala, përmes një statusi në profilin e tij ka shkruar rreth sukseseve të Suharekës në sport, biznes etj.

Postimi i plotë:

Arsim Kabashi, pronari i klubit te futbollit Ballkani, eshte prej asaj kategorie te biznisimeneve qe ki qef me nejt me te. Djale i i ri, energjik, qe ka arrite suksese kulminante ne biznes, ndertimtari, vec fale punes dhe ideve te tij.

Kete fryme Cima e ka percjelle edhe te ekipi i tij i futbollit, Ballkani, qe dje na çoji krejtve ne kame. Kualifikimi i ekipit te tij eshte vec merite e tij dhe e ekipit.

Nuk ka tregues me te mire se sa rezultati dhe suksesi i djeshem, se ekonomia, sporti, kultura dhe cdo pore e jetes jane te lidhur teper ngusht me njera tjetren.

Suharaka ne anen tjeter po duket kampion ne kete drejtim. Kampion ne biznese, kampion ne futboll, kampion ne basketboll. Nuk e kam asnje dyshim qe edhe kryetari i Suharekes, per te cilin kam respekt te vecante, ka qene aleat i bizneseve te kesaj nahie.

Sa here e kam vizitu Suhareken, kur i kam taku ketu njerez, e kam pa se sa mire eshte me bashkejetu ekonomia, politika dhe sporti, pa friken e paragjykimeve te korrupsionit dhe konfliktit te interesit.

Arsimi, Shaqiri, Hamiti etj., bashke me kryetarin e komunes, e ka zhvilluar ne praktike teorine e zhvillimit te shtetit, ne disa dimenzione.

Urime Ballkanit. Urime Suharekes. Nuk po me pritet me i pa ekipet e medha evropiane duke zbarkuar ne Prishtine, per me u perballe me Ballkanin ne fazen e grupeve.

Tash te gjithe jemi xhebraila.