Policia ka njoftuar se një veturë ka pësuar vet-aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në hyrje të autostradës nga Suhareka (drejtimi i Prizrenit).
Siç bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, në aksident është përfshirë vetëm një veturë.
I njëjti njofton se askush nuk ka kërkuar tretman mjekësor.
“Në ora 14:04, policia është njoftuar për një aksident (vet-aksident) trafiku të ndodhur në hyrje të autostradës nga Suhareka (drejtimi i Prizrenit). Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Asnjë person nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me aksidentin”, bëri të ditur Krasniqi.