Futbollisti i Ballkanit, Edvin Kuc ka përjetuar dy gëzime të paharruara gjatë 24 orëve të fundit.
Pas suksesit historik të Ballkanit ku siguruan kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës, Kuc është gëzuar edhe me lajmin se është bërë BABA.
Lajmin e ka konfirmuar vet futbollisti përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
”25 dhe 26 gushtin do ta mbaj mend gjithë jetën!
Arrita një sukses historik me një klub që u bë pjesë e imja, arritëm të arrijmë atë që askush tjetër nuk e ka!
Faleminderit të gjithëve që na besuan, faleminderit atyre që nuk na besuan, sepse ata ishin ne era në kurrizin tuaj. Vetëm ne e dimë sa shumë kemi punuar dhe sa herë kemi sakrifikuar për këtë.
Sot u bëra baba për herë të dytë, dy ditë nga emocionet më të bukura, të cilat nuk mund t’i përshkruaj për ty. Faleminderit te gjitheve per urimet e kendshme, ju uroj gjithe te mirat!”, ka shkruar Kuc.
