Ngjarje horror, dy trupa gjenden brenda një çante

Një ngjarje horror ka ndodhur në një ishull të Greqisë. Mediat raportojnë se u gjetën dy trupa në një çantë në plazhin e Fykios, në Kato Koufonissi .

Sipas informacioneve, për të dytin nuk është sqaruar nëse i përket një njeriu apo kafshe.

Siç u bë e ditur nga qendra shëndetësore e Naxos, për shkak të kalbjes së avancuar nuk mund të sqarohet nëse trupi i parë i përket një burri apo një gruaje.

Gjithçka ka nisur pasditen e së shtunës kur një turist ka njoftuar autoritetet dhe në vendngjarje ka shkuar menjëherë roja bregdetare, nga Autoriteti Portual i Naxosit, raporton abcnews.al.

Çanta që ka gjetur është dërguar në qendrën shëndetësore të Naxos, ku kryhen procedurat e nevojshme.