Kohëve të fundit një ndër debatet që ka nxitur më së shumti reagime në Kosovë është për mbulesën e femrave.
Kjo bëri që të krijohet një peticion për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ që ndalon mbulesën në institucionet shkollore.
Kryeministri i Kosovës lidhur me këtë çështje ka thënë se pragu i mbulesës duhet të jetë 16-vjeç, mirëpo as nga MASHTI as ndonjë institucion tjetër nuk ka ndonjë vendim për ndryshimin e këtij udhëzimi, shkruan Zeri.info.
Vendimi për t’u mbuluar i kushtoi me largim nga puna mësueses suharekase Remzije Lezi.
Sipas avokatit Muhamet Muja, mësueses së matematikës i është pamundësuar kundërligjshëm ushtrimi i profesionit, pa ndonjë fakt.
Lezi punonte në shkollën “Flamuri i Arbërit” në fshatin Reshan të Suharekës.
Avokati Muja ka thënë se ajo ka më shumë se 30 vjet përvojë pune si dhe e ka dëshmuar vetën si mësuese e denjë.
“Mos u bëni shoqëri e shurdhër e memece”, u shpreh Muja. /zeri.info