Frutex me kërkesë interesante për KEDS

Pronari i kompanisë Frutex z.Shaqir Palushi përmes llogarisë së tij në facebook ka njoftuar se kompania FRUTEX është e gatshme ta paguaj energjinë elektrike të shpenzuar me çmim 50% më lartë vetëm të mos ketë ndërprerje të saj.

Postimi i plotë:

Kërkesë nga Kompania Frutex drejtuar KEDS

Për shkak të problemeve me furnizim me energji si pasoj e kapaciteteve prodhuese të KEK-ut dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar , ne jemi të gateshëm që të paguajmë 50 % me çmim më të lartë për energjin e shpenzuar, me kusht që mos të ketë ndërprerje, pasiqë ndërprejet e shumta përveq që rrezikojnë linjat prodhuese ato janë bërë edhe problem në përmbushjen e kërkesave për eksport duke u rrezikuar seriozisht humbja e tregjeve të jashtme.
Gjithashtu për shkak te mungese së energjis elektrike nuk mund të aktivizohet linja e perpunimit të frutave duke pamundsuar që të grumbullohen 4 milion kg mollë nga fermerët sa kemi paraparë për këte vit.

Kompania Frutex gjatë ditës do ta përgatis edhe kërkesën zyrtare për KEDS dhe shpresojmë të arrijmë në një marrëveshje.