Fc Ballkani përmes një postimi në facebook ka reaguar për shkak të çmimit të lartë të biletave në ndeshjen ndaj CLUJ, duke lënë të kuptohet se në ndeshjet tjera do t’i ulin çmimet.
Te dashur tifozë 🇽🇰🇦🇱
Me vëmendje dhe shqetësim jemi duke i përcjell dhe pranuar reagimet tuaja lidhur me çmimet e biletave te UEFA Conference Ligës, pasi qe NE dhe JU nuk mund te funksionojmë ndaras dhe nuk ia dalim dotë pa njeri tjetrin.
Çmimin jemi munduar ta harmonizojmë me klubet me te cilet na jemi duke u rivalizuar ne grup, me te cilët bëjmë garen jo vetem sportive por edhe te marketingut dhe te gjithë segmenteve te cilat e percjellin këtë garë prestigioze, gjithënje duke tentuar te risim nivelin e përfaqesimit dhe vlersuar sa më lart klubin tonë.
Sidoçoftë, ne si klub kemi analizuar me shumë seriozitet dhe përkushtim kërkesat tuaja, duke kërkuar nga UEFA qe dy ndeshjet e ardhshme të zbresim çmimin e biletës pasi në ndeshjen e parë ndaj Cluj nuk kemi mundësine pasi që ka kaluar deadline i dhënë nga Ueffa.
Ju lutëmi për mirëkuptimin tuaj për ju që nuk keni mundësi të paiseni me biletë hyreëse për ndeshjen hapëse me datën 08.09.2022 ndaj CFR 1907 Cluj 🙏
Faleminderit, ju keni qenë dhe do jeni pjesë integrale e jona.
Na priftë e mbara Kosovë 🇽🇰🙏