Vetaksident i rëndë në Prizren, pamje nga vendi i ngjarjes [FOTO]

Sonte rreth orës 21:15 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren, ku një person mbeti i lënduar, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Sinjalit, të cilët kanë dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një person është aksidentuar dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore.

Në pamje të dërguara nga sinjalizuesi i lënduari shihet i rrëzuar përtokë, teksa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.