Gjinovci nuk ka kursyer fare veten në epitete fyese ndaj mësuesve kosovarë  grevistë që po kërkojnë rritje page në këtë kohë krize. Edhe më parë i ka cilësuar si të paaftë, këtë herë shkoi pak më larg e i quajti budallenj, transmeton Gazeta Metro.


Gjinovci që udhëheq një organizatë joqeveritare me të cilën monitoron arsimin e lartë në Kosovë, s’ka përtuar t’i ofendojë dhe shajë mësuesit e niveleve më të ulëta.

Ashpërsinë e tij po e bazon në statistikën që në vazhdimësi e përmend atë të analfabetizmit të pretenduar të nxënësve. Me cinizëm ka shkruar se më mirë të mos shkojnë fare në shkollë pasi kursehen nga siç e quajti” budallaku i shumicës” së mësuesve.

“Le të vazhdojë greva edhe me vjet po deshën, aq ma mirë për neve, nxansat nuk i ekspozohen budallakut të shumicës prej tyre. Edhe ashtu aktualisht janë 76% analfabetë, besoj që dej 80% ma shumë nuk hyp nëse msojnë fmija prej shpisë. Aty aty jemi ” ka shkruar ai në llogarinë e tij personale në Facebook.

Më parë Gjinovci nuk ka vënë në dyshim të drejtën e grevës por jo të kësaj sindikate, pasi nuk e vlerëson mirëfilli të drejtë.

Opinioni i Gjinovcit përputhet me një fushatë demonizimi ndaj grevistëve që vjen nga anash qeverisë, qarqe që se kanë parë të ultë të shkojnë deri në akuza për bashkëpunim me ‘armikun serb’./gazetametro.net

TE FUNDIT