Një 23-vjeçar nga Kosova është autori i një krimi të paimagjinuar në Berlin të Gjermanisë. Mëngjesin e sotëm, Policia gjermane e gjeti atë duke e goditur me sëpatë një 27-vjeçare, e cila vdiq.
Policia ka ndërhyrë dhe e ka vrarë kosovarin, ndërsa mediat gjermane kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.
Kur policën kishin hyrë në apartamentin e katit të nëntë, kishin parë skena të tmerrshme. “Atje, një burrë po godiste një grua me sëpatë”, tha zëdhënësi i Policisë Stefan Petersen-Schümann të dielën pasdite përpara ndërtesës dhjetëkatëshe ku ndodhi krimi. Më pas policia përdori armë zjarri duke vrarë burrin me sëpatë.

Viktimës nuk ishte e mundur t’i dilet në ndihmë, pasi ajo vdiq në vendin e ngjarjes me plagë të rënda.
