Prishtina dhe Ballkani janë përballur në derbin e javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Pas 90-të minutave, goli i Albion Rrahmanit në minutën e 45-të, vendosi epilogun final të takimit, shkruan OLLE.
Prishtina është njoftuar me humbjen e parë kampionale, ndërsa Ballkani ka fituar tre ndeshje, nga tre të zhvilluara në elitën e futbollit kosovar.
Ballkani në xhiron tjetër do të jetë nikoqire e Dritës, ndërsa Prishtina luan në udhëtim te Gjilani.