EPIKE!! Momenti kur Ismet Munishi u rrëzua dhe lëndoi krahun gjatë ndeshjes në mes të Prishtinës dhe Ballkanit

Prishtina dhe Ballkani zhvilluan sonte derbin e javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe u fitua nga mysafirët me rezultatin 0:1.

Albion Rrahmani me golin e shënuar në fundin e pjesës së parë, ia dhuroi fitoren Ballkanit.

Për një moment vëmendjen nga kjo ndeshje e mori edhe trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, i cili rrëshqiti dhe u rrëzua pasi gjatë ndeshjes moti ishte me shi.

Munishi duket se e lëndoi pak krahun, megjithatë e gjithë kjo kaloi pa ndonjë lëndim serioz. 

VIDEO: