Media Rumune: Dan Petrescu po frikësohet nga “Juventusi i Kosovës”

Media Rumune prosport.ro ka bërë një analizë rreth ndeshjes që do të lujet të enjten mes kampionit Rumun dhe atij Kosovar, ku Ballkani pret Cluj në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Prosport.ro thot se tekniku Rumun tashmë është duke u frikësuar nga FC Ballkani të cilin e krahason me Juventusin.

Dan Petrescu ka probleme serioze para duelit me Ballkanin, kundërshtarin e parë të CFR Cluj nga grupet e Ligës së Konferencës.

Tekniku i kampionit rumun ka arsye të frikësohet nga udhëtimi nga Kosova, duke qenë se CFR Cluj do të përballet me një ekip në formë të shkëlqyer.

CFR Cluj e ka shtyrë derbin me FCSB-në, pikërisht që këto skuadra të përgatisin sa më mirë ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës.

Ballkani, tri fitore radhazi dhe asnjë gol i pësuar në kampionat. 11 ndeshje pa asnjë dështim të vetëm

Mbrojtja e shkëlqyer e Ballkanit do ta bënte ziliqar Dan Petreskun, aq më tepër që skuadra e tij nuk është më aq e sigurt në mbrojtje.

Kundërshtari i grupit nga G-ja fitoi edhe derbin me Prishtinën me rezultat 1-0, duke arritur tri fitore nga po aq ndeshje në kampionat. Ballkani nuk ka humbur në 90 minuta në 11 ndeshje. Vetëm Zalgiris arriti t’i mposhtte në këtë interval, në preliminare të Champions League, por iu deshën koha shtesë për të fituar 1-0.

Sulmuesi i I Ballkanit, Albion Rrahmani, po bën të ditur rrezikun e madh për mbrojtjen e Dan Petreskut. 22-vjeçari shënoi të dielën duke e çuar numrin e golave në tetë këtë sezon.

Përveç kësaj, Ballkani u përforcua edhe në sulm me një transfertë në minutën e fundit, pas nënshkrimit me Veton Tushën. Në moshën 19-vjeçare, sulmuesi luajti në Turqi, te Denizlispor, madje debutoi në një ndeshje kundër Galatasaray./prosport.ro – Përktheu Suharekaexpress.com