Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës, Rrahman Jasharaj ka deklaruar se grevat do të vazhdojë sepse nuk janë plotësuar kërkesat e tyre.
Ai ka thënë se sa i përket të hyrave që ka SBASHK-u, të cilat i ka përmendur Hekuran Murati, kanë dorëzuar padi penale në Gjykatë me të cilën do të ballafaqohet ai.
Jashari ftoi kryeministrin Kurti që të ulen dhe të gjejnë zgjedhje.
“Nëse Kurti dëshiron, unë mund të mos shkoj në takim, ka edhe të tjerë që mund t’i përfaqësojnë interesat tona”, tha ai