Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e martë.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës, i lejuar për të martën, është 1,72 euro për litër.
Çmimi i naftës ditëve të fundit në Kosovë ka shkuar duke rënë. Derisa para tri ditësh çmimi ishte 1,78 euro, një ditë më parë çmimi tavan i naftës ishte 1,73 euro.
Çmimi tavan i benzinës i lejuar për të martën është 1,38 euro, njëjtë sikur një ditë më parë.
Edhe çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0,76 euro, njëjtë sikur një ditë më parë.
Çmimet vlejnë për 24 orë.