Gjermania shpreson të trajtojë mungesën e punëtorëve të kualifikuar përmes të ashtuquajturës ‘kartë të re mundësie’, ku do të përdoret një sistem pikësh për t’ua lehtësuar ardhjen punëtorëve të huaj të kualifikuar.
Kjo është pjesë e një strategjie të propozuar nga Ministri i Punës Hubertus Heil për të trajtuar mungesën e fuqisë punëtore në vend, e cila duhet t’i paraqitet qeverisë gjermane këtë vjeshtë, shkruan Euronews.
Kuotat do të përcaktohen çdo vit varësisht se në cilat industri mungojnë punëtorët. Që të interesuarit të aplikojnë, duhet të plotësojnë tre nga katër kriteret.
1.Diplomë ose formim profesional i njohur nga Gjermania
2.Tre vite përvojë profesionale
3. Njohja e gjuhës ose qëndrimi i mëparshëm në Gjermani
4. Mosha në 35 vjeç
Aktualisht, shumica e qytetarëve të vendeve që nuk janë në BE, duhet të marrin një ofertë konkrete pune përpara se të transferohen në Gjermani.
Një vizë për punë është e vlefshme tashmë, por ‘karta e mundësive’ pritet të jetë një tjetër lehtësim për njerëzit që kërkojnë të gjejnë punë në Gjermani.