Në fshatin Nishor, po asfaltohen rrugët lokale të cilat do t’i shërbejnë qytetarëve për lëvizje më të lirë.
Për të parë nga afër ecurinë e punimeve, ka shkuar edhe kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, së bashku me mbikqyrësit e projekteve. Kryetari Muharremaj edhe kësaj here ka kërkuar nga punëkryersi që punët të përfundojnë me afat të përcaktuar dhe me cilësi maksimale.
Aty, kryetari Muharremaj ka takuar edhe banorët e fshatit Nishor, të cilët e kanë falënderuar për përkujdesje.