Kuvendi i Listës Guxo do të mblidhet sot në orën 17:00, ku pritet të vendoset për kryetarin e ri, raporton Gazeta10.
Deri më tani, kjo parti është udhëhequr nga Donika Gërvalla, ministre e Jashtme pasi u votua për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani.
Ende pa nisur punimet kuvendi, gara për kryetarin e ri të GUXO-s ka filluar të nxehet.
Gazeta 10 merr vesh eksluzivisht se në “në garë të fortë për kryetarin e ri të kësaj partie zyrtarisht janë dy ministrat e qeverisë Kurti, Donika Gërvalla dhe Faton Peci”.
Madje ishte ministri i Bujqësisë, Peci i sot duke u përpjekur të kritikoj veprimin e një kolegeje të tij partiake, ka postuar një foto ku duket edhe presidentja Osmani.
Përndryshe, sot gjatë ditës është raportuar për kalimin e deputetes Daorsa Kica-Xhelili nga Lista Guxo në Lidhjen Demokratike të Kosovës. / Gazeta10