Ish-koordinatori i Listës Guxo në Komunën e Ferizajit, Valton Dërguti ka deklaruar se përveç deputetes Doarsa Kica që është larguar nga ky subjekt politik, edhe dy deputetë të tjerë, Burim Meta dhe Ekrem Mustafa kanë diskutuar me strukturat e LDK-së në Ferizaj që të kthehen në këtë parti.
Kështu tha ai në Kanal 10, teksa u shpreh, se të dy deputetët kanë pasur një kusht për LDK-në.
Kushti i tyre ka qenë që ata të udhëheqin me këto struktura në Ferizaj, por që ky subjekt politik nuk e ka pranuar një gjë të tillë.
‘Nuk do të jetë vetëm Doarsa Kica që është larguar nga partia Guxo. Edhe të tjerët po shohin mundësitë për tu larguar. Ata janë në biseda për tu larguar dhe ndoshta po e presin momentin e duhur. Sipas informacioneve që kam, kohëve të fundit me strukturat e LDK-së në Ferizaj, dy deputetët e partisë Guxo kanë negociuar për tu larguar, ata janë Burim Karameta dhe Ekrem Mustafa që të kthehen në LDK”, tha ai