Kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës në fshatin Peqan e cila rrugë është e rëndësishme për banorët e këtij fshati.
Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka vizituar Peqanin dhe ka takuar punëkryesit që punojnë në asfaltimin e kësaj rruge.
Ai gjatë mbikqyrjes së punimeve u shpreh: “Puna sot vazhdon në Peqan, në ndërtimin e rrugëve lokale, të cilat janë me rëndësi për qytetarët”.
“Angazhimi ynë natyrisht nuk do të ndalet për t’ju shërbyer qytetarëve pa dallim”.