Ballkani sonte në ora 18:45, para përballjes historike

Ballkani sonte do ta zhvillojë ndeshjen historike në Conference League.

Skuadra nga Kosova do të përballet me kampionët e Rumanisë, Cluj.

Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe mund ta ndiqni direkt në Klan Kosova.

Ekipi i menaxhuar nga Ilir Daja, u kualifikua në fazën grupore pas fitoreve në dyja ndeshjet kundër Shkupit, me rezultat 1:2 dhe 1:0, njofton Klankosova.tv.

Kjo lojë është e para për Ballkanin në këtë garë të UEFA-s.