Edhe pak ditë fillon “FESTARI” Festivali i Suharekës

Në qytetin e Suharekës për të 21-tën herë me radhë me 19 shtator fillon  festivali i Kulturës dhe Verës 2022 “Festari”, që është festë e të rinjve dhe e vjeljes së rrushit.

Festivali i Kulturës dhe Verërave 2022 “Festari”, do zgjas 7 ditë dhe brenda këtyre ditëve do ketë shumë aktivitete të ndryshme, arsimore, edukative, kulturore, artistike, ekologjike, sportive, humanitare, shoqërore e zbavitëse. Është një festival që mbledh me mijëra të rinj”.


Siç ka bërë të ditur drejtoresha për Kultur Rini Sport dhe mërgatë, në këtë festë janë të ftuar  edhe mysafirë të shumtë nga qytetet e binjakëzuara si: Fellbach (Gjermani), Lilburn (Amerikë), Sarandë (Shqiperi) etj.

“Festari” organizohet çdo herë në javën e fundit të muajit shtator tash e 21 vite.