Ky kanal televiziv kosovar do ta transmetoj LIVE ndeshjen Ballkani – Cluj

Ballkani do të debutoj sot në grupet e garës së tretë më të madhe evropiane, Ligës së Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës është bërë skuadra e parë nga vendi ynë që do të luaj në grupet e një gare të madhe evropiane.

E ndeshja e parë e skuadrës së Ilir Dajës do të jetë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ku janë nikoqir të kampionëve rumun CFR Cluj.

Dueli i parë i kampionit kosovar me atë rumun do të zhvillohet me fillim nga ora 18:45 në Prishtinë.

Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova dhe në Sport1.