Barazimi i Ballkanit me Clujin në ndeshjen e parë të Ligës së Konferencës, këto janë notat e lojtarëve

Ballkani e ka nisur me barazim aventurën historike në Ligën e Konferencës.

Kampionët e Kosovës u ndanë në paqe me CFR Clujin me rezultat 1-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Olle.

Golashënuesi për suharekasit ishte Armend Thaqi, i cili përveç golit, pati një paraqitje fantastike.

Mbrojtësi i djathtë u vlerësua me notën më të lartë 7.6, nga sajti i njohur ‘Sofascore‘.

Me notën e njëjtë u vlerësua edhe portier Stivi Frashëri, i cili pati disa intervenime vendimtare.

Këto janë notat e futbollistëve të Ballkanit.

Këto janë notat e futbollistëve të Clujit.