Berisha thotë se BSPK dhe Qeveria kanë arritur marrëveshje, negociatat e fundjavës i quan arsyetime të sindikatës

Ngërçi i krijuar tash e disa javë, në mes të SBAShK-ut dhe Qeverisë, siç duket ka filluar të lëvizë nga pozicioni. Siç raportohet, një marrëveshje mes dy palëve tashmë është afër arritjes. 

Kështu ka bërë të ditur edhe avoakti Besnik Berisha, përmes një postimi në Facebook. 

Negociatat e fundjavës ai i ka quajtur vetëm si arsyetim për rezultatin e sindikatave, pasi sipas tij marrëveshja do të dallojë pak nga pakoja e ofruar si ndihmë. 

“Parashikim;

Mos thuani se kemi ditë, marrëveshja mes BSPK-së dhe Qeverisë veç qenka arritë.

Këto “negociatat” e fundjavës janë thjeshtë me arsyetu rezultatin e sindikatave që dallon fare pak nga pakoja e ofruar si ndihmë.

Me rëndesi shkollat po hapen!”