Selektori i Kombëtares së Kosovës, Alan Giresse do të fitojë dy futbollistë të Superligës për ndeshjet e Kosovës. 

Bëhet fjalë për dyshen e klubit kampion, Ballkani, Lindon Emërllahu dhe Lumbardh Dellova. 

Mesfushori 19-vjeçar, Lindon Emërllahu ka impresionuar këtë edicion me Ballkanin, duke qenë nga lojtarët më të dalluar të skuadrës, ndërkohë që për qendërmbrojtësin Lumbardh Dellova kjo nuk do të jetë hera e parë, pasi ai ishte ftuar edhe më herët për kombëtaren e Kosovës. 

Kosova do t’i ketë dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, ku do t’i zhvillojë ndaj Irlandës Veriore si mysafir më 24 shtator, si dhe tre ditë më pas ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”.

Dardanët gjenden në pozitën e dytë me 6 pikë të grumbulluara, dhe tashmë nuk kanë ndonjë gjasë për kualifikim, pasi Greqia ndodhet me pikët e plota, gjithsej 12.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT