Mushtishti blen veturë për fikjen e zjarrit, bëhet fshati i parë në Kosovë që do të ketë njësi vullnetare të zjarrfikësve

Mushtishti i Suharekës bëhet fshati i parë në Kosovë që do të ketë njësi vullnetare të zjarrfikësve, shkruan Gazeta Metro.


Disa bashkatdhetarë të këtij fshati në diasporë janë organizuar dhe kanë mbledhur mjetet e nevojshme financiare për blerjen e një veture për fikjen e zjarrit.

Sipas njoftimit të kryetarit të fshatit Mushtisht, Reshat Selimi, vetura është blerë jashtë Kosovës dhe është sukses i bashkatdhetarëve.

Në njoftimin e bërë sot në Facebook nga Këshilli i fshatit, bëhet e ditur se vetura pritet që pas kryerjes së procedurave teknike dhe doganore, gjatë javës së ardhshme të arrijë në Mushtisht, të cilat procedura i ka marrë përsipër Drejtoria e Shërbimeve Publike e komunës tonë.

Pra kështu Mushtishti të bëhet fshati i parë në vend që do ta ketë një njësi vullnetare, të organizuar mirë të zjarrfikësve.