Sot fillon kampionati i basketbollit, Ylli viziton Rahovecin

Pritjes së gjatë i erdhi fundi. Në fundjavë do të fillojë Prince Caffe Superliga, që pritet të jetë shumë interesante.

Tetë skuadrat janë konkurruese dhe kanë bërë përforcime të bujshme, me lojtarë vendorë dhe të huaj, ku priten shumë derbi gjatë gjithë edicionit.

Kampioni aktual, Golden Eagle Ylli do të fillojë mbrojtjen e titullit me sfidën ndaj Rahovecit. Yllit i janë larguar Erjon Kastrati dhe Mikaile Tmusiq, por gjithashtu ka bërë përforcime, ndërsa Vreshtarët janë organizuar dhe synojnë një edicion sa më pozitiv.